Categories Lajme

U kapen me drogë, prangosen dy shqiptarë

Serish shqiptarë të arrestuar nga policia italiane për lidhje me trafikun e drogës.

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane. Bëhet fjalë për Ervis Jonuzin, 32-vjeç nga Tirana dhe Elton Cerrikun, 36-vjeç nga Elbasani.

Të dy shqiptarët kishin marrë me qira një apartament në fshat pavarësisht se njëri nga të dy nuk e dinte një fjalë në italisht ndërsa tjetri nuk fliste fare. Sjellja e tyre ka ngjallur dyshime tek policia, e cila vendosi që të ushtronte një kontroll në shtëpinë e tyre.

Gjatë kontrollit u gjet një valixhe, e cila brenda saj kishte kokainë të ndarë në dy pako me nga 50 dhe 100 gram. Përveç drogës, shqiptarëve iu gjetën edhe 5430 euro, 600 prej tyre u gjetën në portofolin e markës “Louis Vuitton”.

Gjatë seancës gjyqësore, dy shqiptarëte shfrytëzuan të drejtën për të mos u përgjigjur lidhur me akuzat. Ata u dërguan në burg ku edhe do të presin vendimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME