Categories Lajme

U plagos me thikë, dëshmia e kryebashkiakut të Divjakës. Çfarë i kishte premtuar Fredi Kokoneshi 46-vjeçarit që e pushoi nga puna

Tri ditë pas plagosjes me thikë, kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi, ka sqaruar para hetuesve se si ndodhi ngjarja në hyrje të institucionit që drejton prej vitit 2019.

Ndërsa ndodhet i shtruar pranë Spitalit të Traumës në kryeqytet, Kokoneshi ka deklaruar se pushimi nga puna i autorit të dyshuar të ngjarjes, Orgest Xhelili është bërë shkak për konfliktet e vazhdueshme midis tyre.

Si Kokoneshi ashtu edhe shoferi i tij kanë deklaruar se gjithçka ka ndodhur në momentin kur kryebashkiaku po shkonte si zakonisht për në zyrën e tij në institucionin e Bashkisë.

Në këto momente, Xhelili i ka dalë përpara kreut të Bashkisë, duke e sharë dhe ofenduar për largimin nga puna. Pas këtij momenti, ai e ka qëlluar me thikë. Ka qenë ndërhyrja e shoferit që ka bërë të mundur që Kokoneshi t’i shpëtonte goditjeve të tjera me thikë.

Si Kokoneshi ashtu edhe shoferi i tij, Gazmend Bullari ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Bullari ndodhet në reanimacionin e Spitalit të Lushnjës dhe mësohet se e ka kaluar gjendjen e rrezikut, ndërsa mbeti i plagosur më rëndë nga goditjet me thikë.

Si nisi konflikti

Ndërsa në zonën e Divjakës inxhinierët e IT-së thuajse mungojnë, prej 1 viti e gjysmë sipas burimeve, kryebashkiaku kishte shkarkuar nga detyra 46-vjeçarin. Kjo kishte bërë që midis tij dhe Kokoneshit të kishte konflikte të vazhdueshme, derisa ka kulmuar mëngjesin e së premtes me plagosje me thikë të drejtuesit të institucionit vendor.

Gjatë gjithë kësaj kohe, ka pasur debate të vazhdueshme midis tyre, ndërsa Kokoneshi mësohet se i kishte premtuar 46-vjeçarit rikthimin në detyrë.

Xhelili pranon krimin

Gjykata e Lushnjës pritet të japë këtë të martë masën e sigurisë ndaj 46-vjeçarit, Orgest Xhelili.

Seanca ishte parashikuar për të hënën, por ajo u shty për ditën e sotme për shkak se nuk kishte avokat mbrojtës dhe për të do të caktohet një avokat nga shteti.

Mësohet se Xhelili e ka pranuar autorësinë e plagosjes së dyfishtë së kryetarit të Bashkisë dhe shoferit të tij. Gjithashtu, mësohet Orgest Xhelili ka deklaruar se pushimi nga puna si inxhinier në Bashkinë e Divjakës, ka qenë pikënisja e konfliktit.

Ngjarja

Ka qenë ora rreth 09:30, kur kryebashkiaku Kokoneshi po shkonte me makinë drejt zyrës së tij në Bashkinë e Divjakës, ndërsa atje është pritur nga 45-vjeçari, Orges Xhelili. Sapo Kokoneshi ka zbritur nga mjeti, kanë nisur debatet midis tyre dhe pas e ka qëlluar atë disa herë me thikë në pjesën e shpinës.

Kryebashkiaku ka marrë të paktën katër plagë, të cilat fatmirësisht nuk i rrezikojnë jetën. Ndërsa ka hyrë për t’i ndarë, me thikë është sulmuar edhe shoferi i kreut t Bashkisë së Divjakës, i cili ka marrë disa plagë në pjesën e barkut. Menjëherë pas ngjarjes, forcat e rendit janë vënë në lëvizje, duke arrestuar autorin e dyshuar.

“Rreth orës 09:30, në afërsi të Bashkisë Divjakë, shtetasi Orges Xhelili, 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin Fredi Kokoneshi, me detyrë kryetar i Bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin Gazmend Bullari, 45 vjeç.

Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë. Falë veprimeve të shpejta operacionale të Shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi Orges Xhelili, si autor i dyshuar i plagosjes. Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier”, sqaroi Policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME