Categories Lajme

U plagos nga tërmeti, fëmija shqiptar në Greqi: Me pak durim gjithçka do të kalojë

Mes të plagosurve në Greqi nga tërmeti me epiqendër në Samos është edhe një fëmijë shqiptar 14-vjeç.

Ai është Enriko Mane ndërsa pas plagëve që mori u transportua në Athinë për mjekim të specializuar. Eriko ka fraktura në këmbë dhe po trajtohet, ndërsa është në gjendje të mirë. “Faleminderit shumë të gjithëve që më dërgojnë mesazhe dhe të gjithë ata që mendojnë për mua tani. Jam mirë. Me pak durim gjithçka do të kalojë” tha ai.

14-vjeçari u vizitua edhe nga ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga. Mbrëmjen e kaluar kur fëmija i plagosur u transportua në spital, atje ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kikilias. Në ishullin që ishte epiqendra e tërmetit dhe ku u plagos edhe shqiptari  Më herët ditën e sotme, një vajzë nga Shqipëria, Enisilda Aga, që jeton në Izmir, ka rrëfyer të gjithë momentet e tmerrit që kanë përjetuar gjatë lëkundjeve. Ajo ka treguar se natën të gjithë banorët e kanë kaluar jashtë dhe se sot janë shënuar disa pasgoditje të tjera. Aga u shpreh se ajo ishte në zyrë në momentin e tërmetit dhe shtoi se zgjati shumë. Ajo tha se deri më tani janë rrënuar 17 ndërtesa dhe se strukturat shtetërore kanë qenë në gatishmëri të lartë.

Në orën 08:30 në mëngjes me magnitudë 5 ishte një tërmet që na trembi përsëri. Ne vrapuan sërish për të dalë jashtë. Nga frika e djeshme të gjithë njerëzit që kanë pasur edhe probleme në shtëpi, kanë qëndruar në çadra dhe makina. Deri në orën 06:00 kemi qëndruar jashtë. Na lagjen ku jam unë nuk kishte asnjë ndërtesë të shkatërruar. U detyruam të futeshim më pas në shtëpi sepse ishte shumë ftohtë. Kur pati lëkundje në mëngjes dolëm sërish jashtë dhe u bë shumë trafik.

Janë rrënuar plotësisht 17 ndërtesa. Ato të dëmtuara nuk janë përcaktuar ende. Strukturat shtetërore kanë pasur një gatishmëri të lartë.

Deri tani janë 26 të vdekur dhe mbi 831 të plagosur. Në momentin e tërmetit isha në zyrë. Këtu zakonisht ndodhin tërmete të vogla. Pritëm që të ndalojë por vazhdoi shumë gjatë. Strukturat shtetërore thonë që zgjati 30 sekonda, por më duket se zgjati më shumë”, është shprehur ajo për “AbcNews”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME