Lajme

U shkatërrua nga përmbytjet, FA nisin menjëherë punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në Lezhë

Xhenierët e Komandës Mbështetëse nisën menjëherë punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në bashkinë e Lezhës. Ura u shemb nga prurjet e shumta të ditëve të fundit duke izoluar rreth 1500 banorë të fshatrave Kalivaç, Ungrej, Kashnjet, Vig e Kastër. Menjëherë pas mbushjes së krahut të dëmtuar, xhenierët e FA do të nisin montimin e urës tip “bailey”. Ura do të jetë 21 m e gjatë dhe veç të tjerash, frekuentohet nga nxënësit e 5 shkollave 9-vjeçare në zonë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close