Categories Lajme

U shoqëruan në polici, lirohen 5 banorët e “Unazës së Re”

Policia e Tiranës ka liruar 5 të arrestuarit nga protesta e banorëve të “Unazës së Re”.

Pasi janë marrë në pyetje për rreth 1 orë, banorët janë liruar, ndërsa mes të arrestuarve ka qenë ehe deputeti i partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Protesta e sotme pati përplasje me policinë, pasi teksa policia po arrestonte personat në fjalë pati kundërshtim të fortë nga banorët.

Protestuesit më pas u nisën drejt komisariatit për të protestuar, teksa tashmë banorët e arrestuat janë të lirë.

Në Komisariatin e Policisë nr.6 ishin shoqëruar shtetasit Gentian Gjoni, Altin Cejku, ndërsa në Komisariatin e Policisë nr.3, Shkëlzen Sadikaj, Dritan Cejku dhe Adriatik Cejku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME