Categories Lajme

U vrã në sytë e fëmijëve, flet e afërmja e shqiptares në SHBA

Ishte larguar 15 vite më parë bashkë me të ëmën por ëndrra amerikane u pre në mes për 27-vjeçaren shqiptare Joana Peca, e cila pasditen e djeshme u vra me armë zjarri në makinë në sy të dy djemve të saj të mitur.

Shumë vite asaj i kishin vrarë edhe të atin. ABC kontaktoi me një të afërme të viktimës në Shqipëri. Ajo shprehet i ati i Joana Peces, u vra kur në Shqipëri sapo kishin nisur trazirat e vitit 1997. Ajo mohon që dy ngjarjet të kenë lidhje me njëra-tjetrën. E afërmja e 27-vjeçares tregon se Joana Peca ishte larguar drejt SHBA bashkë me të ëmën pasi u bënë fituese të lotarisë amerikane.

Ajo kishte dy djem të mitur, 3 muajsh dhe vjeç, të cilët sipas mediave amerikane në momentin e ngjarjes së rëndë, ndodheshin në makinë bashkë me të ëmën.

Janë ende të paqarta shkaqet që çuan në vrasjen e saj, ndërkohë që autoritetet kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Trupi i pajetë i nënës së dy fëmijëve të mitur, u gjet brenda makinës së saj pranë Kopshtit Memorial ‘Ëoodlaën’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës. Oficerja e Informacionit Publik të Departamentit të Policisë në Shën Petersburg, Sandra Bentil tha se mori një telefonatë rreth orës 5:30 pasdite të shtunën se një person ishte qëlluar në makinë.

Kur oficerët mbërritën, Bentil tha se gjetën 27-vjeçaren të vdekur brenda një makine të qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që dy fëmijët e saj, ishin në gjendje të mirë shëndetësore, por të tmerruar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME