Categories Lajme

U zhduk teksa po çonte vajzën në shkollë/ Mister për fatin e 44-vjeçares, makina u gjet në kanal, asnjë shenjë prej saj

Kërkimet për 44-vjeçaren e zhdukur prej ditës së hënë në Rodos, Greqi, janë në vazhdim e sipër, ndërsa familjarët e saj i bëjnë apel të gjithë atyre që dinë diçka, të ndihmojnë.

Makina e saj u gjet e aksidentuar, por 44-vjeçarja nuk ndodhej në të.

Autoritetet po marrin deklarata nga persona të afërt të saj, ndërsa kanë kërkuar të hapen tabulatet telefonike për të konstatuar se kush ka qenë personi i fundit me të cilin ka kontaktuar.

“Po i bëj apel kujtdo që mundet dhe di diçka të ndihmojë të gjejë motrën time të gjallë”, ka thënë vëllai i gruas së zhdukur për Star dhe njëkohësisht ka shprehur frikën e tij se një person tjetër mund të jetë i përfshirë në zhdukjen e saj.

“Mendja ime shkon kudo, shkon në shumë skenarë. Kohët e fundit ajo dukej e shqetësuar, por nuk po na thoshte asgjë”, shtoi ai.

Ditën që gruaja u zhduk, ajo ishte nisur me makinën e saj për të çuar vajzën e saj në shkollë.

Që atëherë, nuk ka dhënë asnjë shenjë jete. Bashkëshorti i saj njoftoi policinë për zhdukjen e saj në mbrëmjen e së njëjtës ditë. Disa orë më vonë makina e saj u gjet në një vend të shkretë, në një kanal.

Nga kontrolli që i është bërë makinës, është konstatuar se gruaja nuk ndodhej në të dhe me shumë gjasa dikush e ka shtyrë mjetin në përrua.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME