Categories Lajme

U zhvatnin njerëzve shuma të frikshme/ Lihet në burg banda shqiptaro-greke, ja skema piramidale që groposi edhe biznesmenë

Një grup prej tetë personash janë lënë në burg nga gjykata greke në Kretë pasi u kapën duke zhvatur njerëzit përmes kredive.

Midis personave të arrestuar janë edhe dy shqiptarë 30-vjeçarë, të cilët së bashku me një 46-vjeçar grek akuzohen si bërthama e një grupi kriminal e ndërtimit të një skeme piramidale. Banda shqiptaro-greke kanë zhvatur një sërë personash duke u marrë shuma të majme dhe më pas blinin makina luksoze si Porsche, Jaguar apo Epau.

“Çdo dëshmi është një histori e dhimbshme”, tha një oficer i policisë. Ata i zhvatnin njerëzit përmes një skeme huamarrjeje, gati në terma mafiozë dhe shkatërrues. Çdo rast ishte i ndryshëm, por në përgjithësi për një kredi prej 5000 euro, interesi mund të ishte deri në 2000 euro në muaj. Nëse kishte vonesa në pagesën e kamatës, kamata bëhej dyfish dhe trefish. Një shumë prej 5000 euro mund të shndërrohej në si formë për t’u shlyer deri 50.000 euro!

Sipas informacioneve të mediave greke, kishte edhe persona të cilët kishin probleme shëndetësore apo duhet të kryenin një operacion për veten ose fëmijët e tyre dhe kanë marrë hua me kamatë, duke “nënshkruar” dënimin e tyre.

Gjithashtu, ka pasur edhe persona të cilët për shkak të pandemisë, për të mos i vënë drynin bizneseve të tyre (kompani, dyqane, farmaci etj.) janë detyruar të merrnin hua nga banda e zhvatësve, për të shpëtuar biznesin e tyre dhe tani po mbyten nga laku i kamatës dhe i kërcënimeve.

Presioni ishte aq i madh sa disa kishin kaluar në procesin e shitjes së pronave të tyre për të shlyer kreditë.

46-vjeçari është një person i njohur në Heraklion, si nga çështje të ndryshme kriminale, ashtu edhe nga prania e tij gjatë jetës së natës dhe në palestra. Ndërsa dy shqiptarët nuk janë shum të njohur për drejtësinë greke.

Sipas policisë greke, në dosje ka dëshmi të rënda të viktimave që kanë besuar drejtuesit e Organizatës dhe kanë pranuar të flasin.

Por atje, ka të tjerë (ata tashmë i njohin disa prej tyre) që ende heshtin nga frika.  “Tani është koha për të folur. Një përpjekje shumë serioze po bëhet për “pastrimin” e peizazhit. Është në duart e tyre. Ne e zgjasim dorën për t’i ndihmuar”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME