Categories Lajme

Ukrainasja që zbuloi se është shqiptare

Vendlindje ka Ukrainën, por me kombësi është shqiptare. Quhet Nelly dhe flet shqip. Në një rrëfim për TCH, Nelly flet për origjinën e saj.

Nelly ka lindur në Karakurt të Ukrainës, por me origjinë është shqiptare. “Nga Korça. Dhe ne flasim vetëm shqip. Kur linda, dëgjoja vetëm shqip. Jo rusisht, jo ukrainisht, vetëm shqip”.

Më vonë Nelly kuptoi që ishte shqiptare ndodhi kur pa që nuk ngjasonte me fëmijët e tjerë.

“Unë jam me flokë të zeza, sy të mëdhenj. Kur më pyesnin nga je ti? Nga cili vend i botës? Ti nuk je nga Ukraina. Unë thosha, po, kam lindur këtu, vetëm se unë jam shqiptare me origjinë”.

Nelly tregon se përmes videokasetave, ajo ka mësuar të kërcejë vallet shqiptare. Ndërsa më pas u diplomua, duke u përfaqësuar pikërisht me Shqipërinë.

“Kur unë dëgjoj muzikë shqip, mua zemra do të kërcej. Gjaku ngrihet dhe unë kërcej. Djali im kur ngrihet në mëngjes i vë muzikë shqip”.

Megjithatë, valltarja me origjinë shqiptare nuk u mjaftua vetëm me historitë e familjarëve, por erdhi të zbulonte tokën e të parëve të saj si dhe të mësonte në Universitetin e Tiranës gjuhën shqipe, kur dhe u bekua me fëmijën e parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME