Categories Bota, Lajme

Ukrainë, njerëzit ‘pushtojnë’ bankomatet për të tërhequr para, mijëra të tjerë largohen nga shtëpitë e tyre

Siç shihet dhe nga pamjet, radhë të gjata makinash, janë vënë re dhe në Kiev, ndërkohë që të njëjtat skena janë para edhe përpara bankomateve, ku njerëzit kanë shkuar për të tërhequr para.

Dëshmitë në rrjetet sociale flasin për një ndjenjë paniku në rritje, me disa që thonë se ata po dërgohen me nxitim në strehimoret e bombave dhe në bodrume.

Ndërkohë Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm i Ukrainës, ka postuar në Tëitter një “listë për të vepruar” për komunitetin ndërkombëtar në përgjigje të sulmit të Rusisë.

Ai thotë se “bota duhet të veprojë menjëherë” dhe “e ardhmja e Evropës dhe e botës është në rrezik”.

Kuleba bën thirrje për “sanksione shkatërruese” të menjëhershme, duke përfshirë ndalimin e Rusisë nga përdorimi i sistemit të transaksioneve financiare SËIFT.

Ai gjithashtu thotë se bota duhet të “izolojë plotësisht Rusinë”, duke i ofruar Ukrainës armë dhe pajisje, ndihmë financiare dhe ndihmë humanitare.

Nga ana tjetër,  presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se trupat e tij do të ndërmarrin veprime në rajonin e Ukrainës të kontrolluar nga separatistët, të cilin ai e shpalli të pavarur këtë javë.

Por ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleb, ka shkruar në Tëitter se Putini ka nisur “pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulme. Kjo është një luftë agresioni. Ukraina do të mbrojë veten dhe do të fitojë. Bota mund dhe duhet ta ndalojë Putinin. Koha për të vepruar është tani”, ka shkruar ai në Twitter.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME