Categories Lajme

Ultimatumi për ndërtimet pa leje, aksioni nis nga Kukësi, nën akuzë zyrtarë e qytetarë

Vetëm pak orë pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama që kërkoi zero tolerancë për ndërtimet pa leje, në veprim e para u vendos policia e Kukësit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “INFORMALITY 4” u proceduan në gjendje të lirë për ndërtim pa leje 32 qytetarë në këtë qark, nga Kukësi, në Tropojë dhe Has. Gjithashtu u proceduan për shpërdorim detyre 5 drejtues të urbanistikës dhe inspektorë.

Novruz Bardhoshi, me detyrë Drejtor i Urbanistikës pranë Bashkisë Has, Ardian Bardhoshi, inspektor i IMT Bashkia Has, Tasim Nerguti kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Qarkun Kukës, Endrit Dida, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kukës dhe Artan Gjyriqi, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tropojë, të cilët akuzohen se nuk ka kryer detyrën për identifikimin e ndërtimeve pa leje dhe kallëzimet penale përkatëse ne lidhje me këto ndërtime për vitet 2020-2021. Në total në Kukës, Has dhe Tropojë janë identifikuar 130 ndërtime pa leje.

Por cfarë tha Edi Rama?

Kryeministri kërkoi sot nisjen e menjëhershme të operacionit të kontrollit në vijën bregdetare për ndërtimet pa leje. Rama tha se kjo duhet të ndodhë tani dhe jo në mes të sezonit. Kreu i qeverisë u shpreh se me ndryshimet ligjore rrezikojnë burg edhe inxhinieri, arkitekti dhe mbikëqyrësi i punimeve nëse bëhet palë me investitorin. Kreu i qeverisë kishte një “shuplakë” për policinë kur tha se “shkoni për një copë mur në fund të botës, por nuk kontrolloni ndërtimet buzë detit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME