Lajme

Unaza e Madhe/ Nis rrafshimi i 16 objekteve me madhësi të ndryshme

Unaza e Madhe duket se do të rrafshojë qindra banesa në disa prej zonave të kryeqytetit. Nëse situate në zonën e Astirit vijon që të jetë e nxehtë, IKMT njofton sot prishjen e 16 banesave në zonën e Shkozës.

Me një shënim në faqen e vet në Facebook, IKMT ka njoftuar se sot do të shemben objekte me madhësi të ndryshme.

“Nisim sot një aksion të ri në Shkoze, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, loti dy. Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme…”- njofton IKMT.

Ndërkohë që në zonën e Astirit kanë mbërritur sot katër grupe vlerësimi nga ARRSH-ja, një pjesë e të cilëve janë përzënë nga ana e banorëve.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close