Categories Lajme

“Unë zakonisht arrestohem për drogë”, shakaja pa kripë e pilotit që tentoi të fusë shqiptarët me avion privat në Angli

Një pilot britanik dhe kriminel karriere është burgosur së bashku me dy burra të tjerë në lidhje me një tentativë për të dërguar me avion katër emigrantë të paligjshëm shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Si pjesë e një hetimi të Agjencisë Kombëtare të Krimit, Richard Styles, 53 vjeç, nga St Albans, Hertfordshire, u arrestua në aeroportin Deenethorpe pranë Corby, Northamptonshire, në mars 2022.

Sipas mediave të huaja, ai sapo kishte fluturuar me aeroplanin e tij me dy motorë në aeroport nga Belgjika, duke mbajtur me vete tre burra dhe një grua, të cilët po përpiqeshin t’i shmangeshin kontrolleve të imigracionit.

Hetuesit e NCA zbuluan se Styles kishte punuar me ish-pilotin dhe shokun e tij të aviacionit Silvano Turchet, 68 vjeç, për të marrë me qira një 6-vendësh “Piper Seneca” për 1500 £ nga një fushë ajrore në Lincolnshire.

Styles e fluturoi deri në Deenethorpe, ku Turchet kishte paguar që të ruhej në një hangar përpara se të fluturonte për në Belgjikë më 23 mars.

Hetuesit besojnë se burrat ishin në kontakt me një shqiptar të njohur si ‘Tim K’ i cili organizoi gjithçka që pasagjerët e paligjshëm të Styles ta takonin atë në Belgjikë. Por, aty po e priste edhe policia, e cila i vuri në pranga të gjithë.

Pas arrestimit, duke se Styles gjeti kohë të bënte edhe pal humor me hetuesit duke i thënë: “Unë zakonisht arrestohem për drogë, kështu që është pak e çuditshme.”

Menjëherë pas arrestimit të Styles, grupi shqiptar u ndalua nga oficerët e policisë Northants, të cilët punonin me NCA, në një taksi Mercedes të drejtuar nga Vijayakumar Sivakumar. Emigrantët iu dorëzuan autoriteteve të emigracionit.

Sivakumar, 43 vjeç, i cili ishte dënuar më parë për përpjekjen për të kontrabanduar dikë në MB në bagazhin e makinës së tij, u arrestua gjithashtu. Të dhënat e telefonit treguan se ai kishte qenë në kontakt me “Tim K” gjatë arratisjes së fluturimit.

Styles kishte dënime të mëparshme për përdorimin e një avioni për të kontrabanduar tableta ekstazi nga Belgjika në vitin 2003 dhe për të hedhur kanabis në Jersey në të njëjtin vit, ndërsa ai ishte në arrati nga autoritetet belge. Ai u dënua me 12 vjet burg në vitin 2006, ku besohet se është takuar me Turchet.

Dyshja u arrestuan nga autoritetet holandeze në vitin 2017 në lidhje me një tentavië tjetër të kontrabandës me njerëz. Styles më vonë do të dënohej në mungesë.

Turchet u arrestua në shtëpinë e tij në Nottingham në korrik 2022 pasi hetuesit e NCA e identifikuan atë si organizator. Ai fillimisht mohoi të kishte njohuri për komplotin, edhe pse të dhënat e telefonit e vendosën atë pranë aeroportit Deenethorpe më 24 mars dhe treguan se ai e kishte telefonuar Styles nëntë herë.

Të tre burrat u akuzuan për lehtësimin e një shkeljeje të ligjit të imigracionit, një akuzë që Styles e pranoi në një seancë dëgjimore më 8 gusht 2022.

Turchet u deklarua fajtor në ditën e parë të gjyqit të tij, ndërsa Sivakumar u shpall fajtor nga një juri pas një gjyqi pesëditor në Gjykatën e Leicester Croën në shkurt 2023.

Më 28 prill, një gjyqtar në të njëjtën gjykatë dënoi Styles me shtatë vjet burg, Turchet me shtatë vjet e gjysmë dhe Sivakumar me katër vjet e gjysmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit (Emrat)

SPAK ka sekuestruar pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit, biznesmenëve Valter Begaj  dhe Ervis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Vdes në punë shqiptari në Itali, baba i katër fëmijëve

Një shqiptar vdiq i shtypur nga një ngarkesë që peshonte mbi një ton ndërsa po…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Beleri dhe Goro në burg, pas tensioneve në Këshillin bashkiak të Himarës, zgjidhet kryetari i komanduar

Blerina Balaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Himarë pas mbledhjes me tensione në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjarja në Memaliaj, policia: 41-vjeçari qëlloi në ajër për të kanosur dy persona

Një person ka qëlluar në ajër në Memaliaj ditën e djeshme dhe si pasojë e të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME