Categories Lajme

Urdhëroi torturën e hidraulikut, Franca dënon princeshën saudite

Gjykata franceze ka dënuar princeshën Hassa bint Salman, motrën e princit Mohammed bin Salman që drejton vendin, me 10 muaj burg dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh.

Dënimi vjen pasi më dhjetor të vitit 2017, Ashraf Eid, hidraulik me origjinë arabe u thirr me urgjencë në katin e pastë të pallatit luksoz në pronësi të familjes mbretërore saudite në Foch Avenue në Paris për disa riparime.

Hidrauliku deklaroi se ishte prishur vaska e banjos ndaj mendoi t’i bënte disa foto elementëve të dëmtuar, për t’i mbajtur mend më mirë. Kaq ka mjaftuar që princesha t’i thoshte bodigardit se Ashrafi po përdorte pasqyrat për t’i bërë fotografi asaj, dhe për t’ia shitur mediave. Më pas ajo urdhëroi bodigardin ta torturonin, dhe ta detyronin që t’i puthte këmbët.

Hassa bint Salman është njohur në botën arabe për punën e saj në fushën e bamirësisë dhe për fushatat për të drejtat e grave, dhe ky vendim i edhe pse nuk e prek konkretisht sepse ndodhet larg Francës, mund të ketë pasoja në imazhin e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME