Categories Lajme

Ushqimet në Shqipëri, më të shtrenjtat në Ballkan

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Europian, sipas tabelave të publikuara nga Eurostat. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria i ka ushqimet më të shtrenjtat. E dyta më e shtrenjtë pas Shqipërisë është Serbia, me 77.1% të mesatares së BE-së, Mali i Zi (76.6%), Bosnja (74.5%). Më të lirat, ushqimet janë në Maqedoni, me 60% të mesatares europiane. Për bukën dhe drithërat, Shqipëria renditet e treta më e shtrenjta (69.7% të mesatares europiane), pas Malit të Zi (73%) dhe Serbisë (70%). Sërish, buka është më e lirë në Maqedoni, me 56.7% të mesatares europiane. Sa i përket mishit, Shqipëria është sërish më e shtrenjta në rajon, me 72% të mesatares europiane. Më i lirë mishi është në Mal të Zi dhe Maqedoni (61.8%).

Ndonëse një vend bregdetar, peshku në Shqipëri më është i shtrenjtë se në gjithë vendet e tjera të rajonit, me 82.5% të mesatares së BE-së. Në Maqedoni, kushton sa 61.7%. Rekord vendi ynë mban dhe për qumështin, djathin dhe vezët, që janë pothuajse sa mesatarja e Bashkimit Europian (97.9%). Produktet e bulmetit janë shumë më të shtrenjta se në Serbi (86.7%), Mali i ZI (83.3), Bosnjë (80.4), Maqedoni e veriut (70.3).

Përveçse ka çmime të shtrenjta të ushqimeve, shqiptarët kanë dhe të ardhurat më të ulëta në rajon, çka bënë që ata të kenë dhe peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime, me 44% të totalit, nga 12% që është mesatarja e BE-së dhe rreth 30% për vendet e tjera të rajonit. Në Europë, më e shtrenjta për ushqimet është Zvicra, me 166% të mesatares europiane. Edhe për bukën, sërish është Zvicra më e shtrenjta (154%). Sidomos mishi kushton shumë në Zvicrës, me 234%. Pas Zvicrës për shtrenjtësi të ushqimeve renditen Norvegjia, Islanda, Danimarka, Luksemburgu, Austria, Finlanda, Franca./Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME