Categories Lajme

Ushtarakët shqiptarë veshën me jelekë trafikantët që do të transportin me gomone klandestinët

Efektivë të Ushtrisë Shqiptare, kanë paisur me jelekë shpëtimi trafikantët që tentuan të transportojnë në rrugë detare nga Shqipëria drejt italisë, 55 klandestinë Sirianë, Iranianë dhe Egjiptianë. Skandali ka ndodhur në repartin e Rojes Bregdetare të Flotës Detare në Vlorë më 8 janar 2021. “Ora News”, zbardh këtë skandal, që mëngjesin e së enjtes çoi në arrestimin e 5 anëtarëve të ekuipazhit të anijes ushtarake “P-116”, Sejfulla Beja, Bledar Bufaj, Roland Cani, Ardit Alikaj, dhe Besmir Meçe.

Dy trafikantëve nga Vlora, Emiljano Likaj, tashmë i arrestuar dhe një tjetër ende në kërkim, u janë dhënë jelekë shpëtimi nga ekuipazhi i anijes ushtarake, madje para se të largoheshin, ata kanë qëndruar në kabinën e drejtimit të anijes, dhe kanë biseduar në telefon me familjarët e tyre.

Bisedat telefonike janë kryer rreth orës 23:48 të datës 8 janar 2021, duke përdorur telefonin celular të anijes Ushtarake. Policia dhe prokuroria e Vlorës, pas pesë muaj hetime kanë çuar për ndjekje penale për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pesë efektivët e Flotës Detare që shërbenin në anijen ushtarake P-116.”Bora”.

Në dëshmitë e emigrantëve thuhet se bashkë me ta në bordin e anijes së shpëtimit, kanë hipur dhe dy shtetas shqiptarë që drejtonin gomonen. Ata janë futur në kabinën e drejtimit të anijes nga ana e personelit ushtarak. Pasi janë afruar rreth 100 metra pranë bregut apo rreth pesë minuta përpara se të ankoroheshin në kalatë, dy trafikantët shqiptarë që drejtonin gomonen e mbytur,i janë dhënë jelekë shpëtimi me ngjyrë portokalli dhe janë lënë të lirë, duke u hedhur në det për t’i shpëtuar arrestimit nga policia.”

Në këtë mënyrë, kur anija e Flotë Detare është ankoruar në kalatë, aty kanë zbritur vetëm 55 klandestinët dhe jo dy trafikantët që ishin hedhur nga anija duke u larguar me not. Për të arritur në brigjet e Italisë klandestinët që rrezikuan të mbyteshin në det, sipas burimeve, paguanin nga 4 deri në 5 mijë euro, ndërsa në ndihmë të kësaj veprimtarie ishte krijuar edhe një infrastrukturë e plotë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME