Categories Lajme

Ushtarët e Putinit nuk dinë të ndalen, vendosin granatë në pianon e 10-vjeçares, por…

Krimet e ushtarëve rusë në Bucha tërhoqën vëmendjen e të gjithë botës, me trupat e viktimave të shtrira rrugëve të qytetit pas çlirimit nga trupat ukrainase.

Por duket se trupat ruse nuk janë mjaftuar vetëm me kaq.

Përpara se të largohen, ata kanë planifikuar të vijojnë vrasjen e civilëve edhe pse jo të pranishëm fizikisht në momentin e krimit. Kjo tregon shumë edhe për gjakftohtësinë me të cilën sillen këto trupa.

Nexta, në llogarinë në Twitter ka postuar pamjet e një krimi rus të mbetur në tentativë. Ushtarët rusë kanë vendosur në pianon e një vajze 10 vjeçare në qytetin e Buchas, një granatë.

“Ushtarët vendosën një granatë në pianon e një vajze dhjetëvjeçare nga Buça. Kur familja u kthye në qytetin e çliruar, nëna e vajzës vuri re se trofetë e vendosura sipër pianos ishin në renditjen e gabuar. Duke kontrolluar objektin, prindërit gjetën granatën dhe thirrën skuadrën e bombave”, raportoi Nexta.

Tatiana Monko dhe vajza e saj Daryna u detyruan të largoheshin nga shtëpia e tyre në Bucha në rajonin e Kievit të Ukrainës pas pushtimit nga Rusia, por mundën të ktheheshin në shtëpi vetëm javën e kaluar. Ata zbuluan se shtëpia e tyre ishte plaçkitur dhe pavarësisht se partiturat e saj ishin copëtuar, 10-vjeçarja donte të luante sërish pianon e saj të dashur.

Megjithatë, ndërsa vajza u ul dhe sapo nisi të luante, Tatiana vuri re se trofetë e vajzës së saj të vendosura sipër pianos ishin zhvendosur.

Kur ngriti kapakun e instrumentit për të parë brenda, nëna u tmerrua kur gjeti një granatë VOG-25P të ngjitur në çekiçët e pianos.

Eksplozivi u hoq nga ekspertët ukrainas të asgjësimit të bombave. “Dua që e gjithë bota të dijë se çfarë po bëjnë këta …”, tha Tatiana e tërbuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME