Categories Lajme

Ushtari rus i rrëfen nënës torturat ndaj ukrainasve: Përdorëm taktikat “21 trëndafilat”

Një audio shqetësuese është publikuar së fundmi nga mediat e huaja, ku është regjistruar telefonata e një ushtari rus me nënën e tij. Kjo e fundit kishte kënaqësi të madhe dhe qeshte kur dëgjonte torturat dhe v rasjet e civilëve ukrainas.

Kjo telefonatë është përgjuar nga Drejtoria kryesore e Inteligjencës së Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë. Në të dëgjohet teksa një ushtar i Korpusit të 11 të ushtrisë ruse, Konstantin Solovyov flet me nënën e tij, Tatiana Solovyova. Pas një bisede të shkurtër dhe shakash rreth marrjes së ushqimit nga fshatarët lokalë pranë Kharkivit, Konstantin nis të përshkruajë në detaje një serë metodash të urryera torturuese të përdorura nga anëtarët e shërbimit të sigurisë ruse (FSB).

Disa nga taktikat përfshinin “21 trëndafilat”, zhveshja e lëkurës nga gishtat, këmbët dhe penisit të një burri si petalet e një luleje. Gjithashtu ishte edhe metoda e “fuçisë”, ku një linjë teli me gjemba futet në anusin e një të burgosur nëpërmjet një tubi, përpara se të hiqet ngadalë dhe me kujdes.

Solovyov, njësia e të cilit është e vendosur pranë frontit lindor në Kharkiv, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, shpjegoi gjithashtu se si ai dhe kolegët e tij të FSB-së rrahën për vdekje një plak, për shkak se fotografoi forcat ruse.

Madje i emocionuar, ai tregonte bisedat që bënte me një të burgosur, të cilit ia kishte thyer këmbët për të mos ikur. E kur u pyet nga nëna e tij nëse i pëlqente të merrte pjesë në tortura, ushtari u përgjigj: “Më pëlqen… nuk e di”.

Në mënyrë të pabesueshme, Tatiana u përgjigj në të njëjtën mënyrë: “Nëse do të kisha përfunduar atje, do ta shijoja gjithashtu. Ne jemi njëjtë”.

Por jo vetëm kaq, pasi Solovyov shtoi më pas se nuk ka ndjerë “asnjë grimë keqardhje” për krimet e tij të tmerrshme, duke pretenduar se forcat ukrainase do të bënin të njëjtën gjë në pozicionin e tij.

“Pas më shumë se 20 vrasje, nuk ndjeva asgjë”, është shprehur ushtari, i cili duket se mbështetet nga nëna e tij për krimet e luftës. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar profilet e ushtarit dhe nënës së tij si dhe audion e pa redaktuar. Thuhet se Solovyov është vetëm 20 vjeç, pasi ka lindur në vitin 2002, ndërsa mamaja e tij është 50 vjeç.

Biseda shqetësuese, e publikuar fillimisht nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës më 3 maj, është një nga disa në të cilat ushtarët rusë kanë pranuar se kanë kryer krime të rënda lufte në tokën ukrainase.

Raportet e përhapura të përdhunimeve, torturave dhe dhunës brutale të kryera mbi civilët fillimisht filluan të vërshojnë jashtë Ukrainës, pasi autoritetet zbuluan tmerret e kryera në qytetet në veri të Kievit si Bucha, Irpin dhe Borodyanka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME