Categories Covid-19, Lajme

Vaksinohet Papa Françesku, merr dozën e parë të Pfizer/BioNTech

Papa Françesku ka marrë dozën e parë të vaksinës anti Covid. Nga Vatikani nuk ka një konfirmim zyrtar, por mediat ialiane kanë arritur ta zbulojnë këtë fakt përmes revistës America, e cila drejtohet nga jezuitë amerikane të cilët janë shumë të afërt me Atin e Shenjtë.

Vaksinat e Pfizer/BioNTech kanë mbërritur tashmë në Vatikan dhe fushata e imunizimit nisi në Aula Paolo VI. Do të vaksinohen si qytetarët e Vatikanit, që janë gati 600, ashtu dhe rreth 5 mijë punonjës bashkë me të afërmit e tyre. Për të ruajtur vaksinat, janë blerë frigoriferë të posaçëm për temperature tejet të ulëta.

Prioriteti, sipas autoriteteve përgjegjëse të Shëndetësisë, “ do të jetë të vaksinohen më së pari personeli i sigurisë dhe ai sanitar, të moshuarit dhe anëtarët e punonjësit që kanë kontakte më të shpeshta me publikun”. Vetë Papa e kishte përmendur këtë gjë pak ditë më parë. “Besoj se është etike që vaksinën ta marrin të gjithë, sepse nuk është në lojë vetëm shëndeti yt dhe jeta jote, por edhe ajo e të tjerëve. Nuk e kuptoj përse disa thonë se vaksina është e rrezikshme, kur janë vetë mjekët ata që ta ofrojnë”, u shpreh kreu i Kishës Katolike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME