Categories Lajme

Varfëria, këmbëkryq në Ballshin e arit të zi

Qyteti i naftëtarëve duhet të ishte ndër zonat më të pasura, pasi ari i zi është një nga burimet më të mëdha të pasurisë, por në fakt situata është krejt ndryshe. Në  Ballsh, pjesa më e madhe e banorëve ushqehet me borxhe dhe dyqanet janë në vështirësi për shkak të listave të cilat janë ndër vite. “Që kur janë pa punë marrin. Kam kunetërit e mi, të dy në uzinë që vinë dhe marrin. Nuk u them dot jo”. Tregtarët me keqardhje shprehen se do ti ndihmojnë sa të munden, por detyrimet janë me shuma tepër të mëdha.

“Edhe ne keq jemi, nuk na jep njeri. Do japim e do japim dhe do i ndërpresim.” Pjesa më e madhe e familjeve të Ballshin kanë punuar ndër vite në uzinën e përpunimit të thellë të naftës. Puna e 20 muajve të fundit nuk u është paguar ndaj u detyruan të futen në grevë urie. Pjesa më e madhe e tyre e fituan të drejtën dhe në gjykatë, por deri më tani nuk është dhënë asnjë lek.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME