Categories Lajme

Varianti Delta/ Ministrja njofton hapjen e spitalit Covid 3

Nisur nga vala e re e infektimeve dhe për pasojë fluksi në rritje i pacientëve në spitalin Infektiv, Ministria e Shëndetësisë ka aktivizuar planin për përballimin e situatës duke hapur sot spitalin Covid3.

Fillimisht është hapur pavioni i parë prej 40 shtretërish. Kapacitetet e këtij spitali janë 150 shtretër. Ministria e Shëndetësisë do të vendosë në dispozicion dhe spitalin Covid 4, në rast nevoje si dhe do të aktivizohet skenari i spitaleve rajonale. Ditën e djeshme u raportuan 895 raste të reja nga 5901 testime dhe 3 humbje jete. Aktualisht janë 11288 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 519 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,321 që nga fillimi i epidemisë.

Hapja e spitalit Covid 3 është njoftuar nga ana e minsitres së Shëndetësisë, Ogerta Manistirliu nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale.

“Forca ekipit të Spitalit #Covid3?? në shërbim në këto momente, i hapur për të përballuar shtimin e rasteve të qytetarëve të prekur nga #Covid19, që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Kemi riaktivizuar planin e përballimit të situatës, për t’iu përgjigjur fluksit në spitale, me përforcimin e ekipeve mjekësore, sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore dhe aparaturat jetëshpëtuese, por     është #thelbësor vaksinimi masiv, për të frenuar përhapjen e epidemisë në vend dhe lehtësuar pasojat e saj”, shnkruan Manastirliu./gazetashqip

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME