Categories Lajme

Vdekja tragjike e 23-vjeçarit shqiptar, mblidhen mbi 32 mijë euro për Klajdi Bitrin

Gati 1 mijë persona i janë përgjigjur thirrjes për ndihmë të familjarëve të Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit të vrarë në Itali.

Deri tani është arritur të mblidhet një shumë prej 32 mijë euro në GoFundMe, e cila sipas të afërmëve do të përdoret për të dërguar trupin në vendlindje si dhe për të gjitha ritet e lamtumirës së fundit që do të organizohet në Lushnjë.

Gjithashtu, të afërmit shprehen se një pjesë e shumës do të shkojë dhe për të ndjekur çështjen penale ndaj autorit apo për t’i ardhur në ndihmë vëllait të vogël të Klajdit.

Ata i druhen faktit se algjeriani mund të shpallet i pafajshëm duke e cilësuar ngjarjen “vdekje të paqëllimshme” që do të ishte një vrasje e dytë për familjen e Klajdit.

Familja Bitri është në vështirësi ekonomike dhe vetëm me ndërhyrjen e autoriteteve shqiptare, u arrit pajisja e babait të 23-vjeçarit me pasaportë brenda ditës në mënyrë që të kishte mundësi për të udhëtuar për në Itali.

Pikërisht kjo gjendje ekonomike shtyu dy vëllezërit Bitri që të emigronin drejt Italisë në kërkim të një jete më të mirë, që për 23-vjeçarin u ndërpre në mes në mënyrë tragjike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME