
Një shqiptar ka humbur jetën në Gjermani pasi dyshohet se është rrëzuar nga skela duke punuar.
Viktima është 30-vjeçari nga Dibra, Ijon Bushi, i cili ndodhej prej disa muajsh në emigrim pë të ndihmuar familjen. Mësohet se ai ishte pa dokumente dhe punonte në të zezë në një firmë turke.
I riu ishte djalë i vetëm në një familje me 6 motra dhe jetonte vetëm me nënën, pasi motrat i kishte të martuara.
Shqiptarët e diasporës kanë mbledhur menjëherë një shumë prej 20 mijë eurosh që trupi i tij të vijë në Shqipëri.
Trupi i tij do të varroset në vendlindje, si dhe nga shumat e mbledhura jane siguruar dhe disa ndihma për nënen e tij.