Categories Lajme

Vetëm një muaj pasi u nda nga e fejuara, modelja e njohur ‘i vë syrin’ djalit të Ardit Gjebreas

Rreth dy vite më parë, Joni u fejua me të dashurën e tij prej disa vitesh, Merlin Haxhiymeri. Çifti zgjodhën të finalizojnë lidhjen në përvjetorin e martesës së prindërve të tij, Ardit Gjebresë dhe Anilës. Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram” dhe Merlin fshiu të gjitha fotot me djalin e moderatorit. Ajo mban vetëm imazhet me motrën e Jonit, Anën. Nga postimet e fundit që ka bërë, Merlin e deklaron veten single pasi shihet që nuk e ka unazën, me të cilën Jon i propozoi për martesë. Menjëherë pas fejesës, çifti u nisën jashtë shtetit për  një jetë të re, por me sa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku edhe ka nisur tashmë punë në profesionin e saj. Pas dy vitesh fejesë , marrëdhënia e dy të rinjve të dashuruar duket se ka marrë fund.

Çifti i bukur, Jon dhe Merlin, postonin shumë foto krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale, të cilat para një muaji nuk ekzistonin më në profilet e tyre, pasi i kishin zhdukur. Ishte ky fakt që ngriti dyshimet se çifti nuk ishin më bashkë. E pavarësisht faktit se ata s’janë më bashkë, Ardit Gjebrea nuk e ka larguar nga miqtë e tij ish-nusen e djalit, pasi ai e ndjek ende mes personave të zemrës që ndjek, që i numëron me gishtat e dorës. Ndërkohë ç’po ndodh me jetën e Jonit, i cili ka një biznes purosh, por ndërkohë poston foto shumë të bukura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Pikërisht në SHBA jeton edhe modelja nga Kosova, Vildane Zeneli, e cila duket se i ka vënë syrin Jonit, direkt pas ndarjes së tij nga e fejuara. Ndjekësit kanë vënë re faktin që ajo e komenton shpesh Jonin në fotot e tij në “Instagram”, ndërkohë që vetë ai ka ndarë me ndjekësit një foto si dëshmi e darkave të tyre private në SHBA. Dhe sapo Joni poston foto, Vildane e ngacmon me komente duke e komentuar me zemra, apo duke e urdhëruar të flejë dhe të mos rrijë natën vonë jashtë. Ndërkohë, kush është Vildane Zeneli, modelja me format bombastike, e cila është shfaqur shumë vite më parë në një nga klipet e Flori Mumajesit?

Ajo shihet pranë Jonit, vetëm pak muaj pasi deklaroi se ishte pa të dashur, pasi ende s’e kishte gjetur personin e zemrës. Modelja shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rrëfeu anën tjetër të një vajze seksi, që duket se mund ta gjejë të dashurin sa hap e mbyll sytë. E pyetur nëse e kishte gjetur ose jo personin e zemrës, ajo u shpreh kështu në një intervistë për “Prive”: “Jo nuk jam në një lidhje”. Modelja Vildane Zeneli dha këtë deklaratë pasi u përfol për lidhje me reperin e njohur 50 Cent dhe një tjetër histori me një sheik arab. Sa për reperin, ata u fotografuan disa herë në përqafimin e njëri-tjetrit, ndërkohë që ajo ishte duke i dhuruar një puthje në faqe. Në foton e fundit që media publikoi për ata të dy, nuk u bënë të qarta arsyet e takimit të tyre, nëse ajo po planifikonte të kishte ndonjë bashkëpunimin apo afërsia mes publikun. Ajo zbuloi edhe emrat e personave që do më së shumti në jetë.

“Të dy prindërit i dua njësoj. Jam e bekuar me prindërit e mi!”, u shpreh ajo, duke mos përmendur emra të njerëzve të tjerë që takon në jetë. Ndërkohë, së fundi, ajo bëri bujë me deklaratën se është shumë e frikësuar nga Covid-19 dhe se e ka bërë shumë herë tamponin për t’u siguruar nëse është prekur apo jo. Por duket se në krah të djalit të Ardit Gjebresë ndihet e sigurt jo vetëm ndaj ngacmimemeve të djemve të tjerë, por edhe ndaj Covid-19, pasi del të darkojë në restorantet e Nju Jorkut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME