Categories Lajme

Vettingu shkarkon prokurorin Arben Dyla

Arben Dyla rezulton se ka dhënë 50 mijë euro me 2% fajde një biznesmeni me kushtin që në fund të vitit 2021 t’i rikthehej shuma prej 110 mijë euro. Edhe pse Vettingu e shkarkoi, stafi i tij e ka dekoruar duke i bashkangjitur edhe një shkrim ku e konsiderojnë “shef të denjë”. “Urojmë që rrugëtimi ynë së bashku të ketë lënë mbresa dhe përçuar vlera që të shndërrohen motiv dhe forcë për të ecur përpara. Urime! Nga një kolektiv i mirë për një shef të denjë”, kanë shkruar në dhuratë stafi i tij. Dhënia me përqindje e parave nga Dyla ndodhi mes palëve në vitin 2016, sipas gjetjeve te KPK, teksa komisionerët e Vettingut kujtuan se shuma prej 50 mijë euro ishte deklaruar si kursimet ‘cash’ të prokurorit Dyla, prej kohës kur ai hyri në sistem në vitin 2001.

Për këto rrethana që hedhin dyshime mbi dhënien me fajde të parave që është e ndaluar me ligj, prokurori pretendon se ishte lënë si garanci nga biznesmeni një apartament në të cilin Dyla jetonte së bashku me familjen.

Subjekti ka blerë apartamentin në fjalë në shumën e 110 mijë eurove, teksa kishte deklaruar si të ardhura të tija dhe të bashkëshortes shumën prej 50 mijë eurosh që i mbante ‘cash’ në shtëpi thanë komisionerët e Vettingut.

Prokurori Dyla kundërshtoi duke këmbëngulur se nuk kishte logjikë që të blinte apartament pa kontratë dhe kërkoi riçelje të hetimit administrativ. Ndërkohë që KPK theksoi se prokurori ishte pronar i një automjeti dhe se u gjet me balancë totale negative prej 14.4 milionë lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri!

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar pasuri me vlerë tre milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltion…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet trafiku i drogës/ Policia shqiptare operacion të përbashkët me policinë italiane, 4 shtetas në kërkim

Një operacion i përbashkët i Policisë Shqiptarë me Policinë Italiane ka goditur një organizatë kriminale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pse s’më tregove që Alma më pa me të dashurën time?”/ Tragjedia në Shkodër, detaje të reja: Burri i 39-vjeçares i bllokonte thirrjet në telefon, kunatës i tha se…!

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj të mitur në lumin Buna, ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Historia kriminale e familjes së vrasësit të policit në Fier: Babai u dënua me 20 vite për vrasjen e kunatit, dy vëllezërit…

RENEA dhe Policia e Fierit po vijojnë me kërkimet për kapjen e autorit të vrasjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali seksual/ Ankimuan vendimin e GJKKO, Apeli cakton datën se kur do mbahet seanca për Gjicin e Alma Kaçin

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçi të përfshirë në skandalin seksual…

LEXO ME SHUME