Categories Lajme

VIDEO\ 3 donacione me vlerën 9 mijë euro, për Policinë e Shtetit

Policia e Shtetit, 3 donacione me vlerën 9 mijë euro, për Policinë e Shtetit.  Me interesimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, për gjetjen e donacioneve, me qëllim pajisjen me logjistikën e nevojshme të zyrës së shtypit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë, me podiumet për zhvillimin e konferencave për shtyp, Policisë së Shtetit iu ofruan tre biznese të cilat kontribuuan me rreth 9 mijë euro.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka falënderuar përfaqësuesit e këtyre bizneseve, për blerjen e aksesorëve të rëndësishëm për krijimin e kushteve me teknologji bashkëkohore për Sektorin e Komunikimit me Median e Publikun në Policinë e Shtetit dhe ka ftuar edhe përfaqësues të bizneseve të tjera, që ta mbështesin Policinë e Shtetit.

Biznesi “Fab Construction sh.p.k”, me përfaqësues Shaban Xhabrahimi, ka sponsorizuar blerjen e 4 kompjuterave me parametra optimalë, bashkë me aksesorët, dhe të një fonie të lëvizshme, me vlerë rreth 4800 euro.

Biznesi “Gremi Clinic sh.p.k”, me përfaqësues Dritan Gremi, ka sponsorizuar blerjen e kamerës dhe të aksesorëve të tjerë, me vlerën rreth 2600 euro.  Firma e përpunimit të drurit, me përfaqësues Arenc Koçiaj, ka sponsorizuar prodhimin e 14 podiumeve, me vlerën rreth 1600 euro, duke unifikuar të gjitha DVP-të dhe Drejtorinë e Përgjithshme, me podiume për zhvillimin e konferencave për shtyp.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve, si dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt e në këtë kuadër fton qytetarët që ta mbështesin akoma më shumë Policinë e Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME