Një aksident i shumë-fishtë ka ndodhur pasditën e sotmë në aksin Lezhë-Milot. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 5 makina.
Në videon e mëposhtme shihen makinat e mbledhura me njëra-tjetrën, ndërkohë që sipas burimeve bëhet e ditur se nga aksidenti janë raportuar disa persona të plagosur me plagë të lehta.
Ndërkohë që dëmet materiale janë të shumta. Në vendngjarje ka shkruar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.