Categories Lajme

VIDEO/ Banorët e “5 majit” sherr me Edi Ramën në zyrë

Takimi i tre përfaqësuesve të banorëve të “5 majit” me Edi Ramën prodhoi debat me tone të ashpra. Një video e filmuar nga një prej banoreve tregon situatën e tensionuar brenda gjatë takimit. Vajza e quajtur Laureta Nikolla që filmon shprehet se kryeministri nuk i dëgjoi, ndërsa dy gra të tjera janë në këmbë duke debatuar ashpër me Ramën.

Pas takimit, Nikolla është shprehur për mediat se Edi Rama nuk iu ka dhënë asnjë shpresë për zgjidhjen e problemit, duke iu thënë vetëm që “do t’i merrni”, duke iu referuar shtëpive që iu shembën. Ndërsa nën kryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku kishte treguar arrogancë.

Pas takimit, në një intervistë për gazetarin e News24 dhe BalkanWeb, Erjon Skëndaj, banorja e pranishme në takim, Laureta Nikolla, është shprehur se Edi Rama nuk iu ka dhënë asnjë shpresë për zgjidhjen e problemit, duke iu thënë vetëm që “do t’i merrni”, duke iu referuar shtëpive që iu shembën. Ndërsa nën kryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku kishte treguar arrogancë.

“U përplasëm me Maznikun. Gjatë bisedës me kryeministrin, ai na tha vetëm ‘pusho, pusho’. Më tha mua ‘çfarë kërkon ti me atë kasolle?’ Nuk na dha asnjë shpresë, duke na thënë vetëm ‘do t’i merrni’. Kërkova të filmoja takimin, por ndërhynë badigardët dhe nuk më lejuan, duke më thënë se ‘nuk lejohet filmimi’”, ka thënë banorja pas takimit me Ramën. Edhe një personash tjetër e njohur në media për rezistencën e saj kur fadromat dhe policia po i prishnin shtëpinë, Nënë Liza zbuloi se ishte tejet skeptike në raport me premtimet e kryeministrit.

https://streamable.com/nw6ojj

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME