Lajme

VIDEO/ Banorët e Unazës së re protestojnë te Bashkia e Tiranës, përplasen me policinë

Banorët e Unazës së re kanë zhvendosur protestën e tyre përpara Bashkisë së Tiranës. Ata janë kundër prishjes së shtëpive të tyre, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe në kryeqytet. Përpara bashkisë ata janë përballur me kërkesën e policisë për të ndërprerë tubimin.

Uniformat blu e kanë konsideruar atë të paligjshëm. Banorët protestojnë prej 10 ditësh në mbrojtje të pronave të tyre, duke kërkuar një zgjidhje për strehimin. Ata janë shprehur se nuk janë kundër zhvillimit të zonës, por kërkojnë dëmshpërblim të plotë sipas çmimeve të tregut.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close