
Djali i një pronari ferme kur pa që njëra prej deleve në tufë po lëvizte shumë ngadalë, vendosi ta merrte me vete dhe ta fuste në makinë. Siç shihet nga videoja, kjo dele nuk të ngjan aspak me një dele të zakonshme. Duke marrë një pozicion njerëzor në makinë, pamja e saj është sa e çuditshme aq edhe e këndshme. Nga videoja kuptohet se djali është bërë shoferi personal i deles gangstere.