Categories Lajme

Video e një vajze me dy djem në pub, shpërthen moderatorja e njohur: Ka tentuar vetëvrasjen, ndjeheni mirë tani?!

Një video e një vajze në një klub nate, në praninë e dy djemve, të cilët i qëndronin ngjitur pas trupi, u shpërnda nga disa media online.

Gazetarja Fatma Haxhialiu reagoi ashpër përmes një shkrimi të gjatë, ku shprehet se e vetmja arsye pse kjo video mund të publikohet, është për të denoncuar dy persona, që abuzojnë me një vajzë jo koshiente.

“Po shikoj një video qe është bërë lajm në disa portale vërdallë; një vajze në pub që dukshëm duket e dehur dhe jo koshiente nga gjuha e trupit dhe dy qenie amorfe se burra nuk u them dot që i jargosen si qurre!

Ku është lajmi këtu, ta zëmë se kjo goca me koshience të plotë ka dalë me dy tipa e puthet në një pub…ku është lajmi këtu?

Ku është lajmi këtu, perverse te denoncohen këta jargët që nxjerrin video pa miratimin e saj dhe që ndër të tjera duhen denoncuar se është qartazi abuzim me një person të dehur dhe jo koshient.

Pse mbillni këtë lloj vreri duke shpërndarë në formë lajmi imazhet e një vajzë nën titujt bombastik; vajza treshe në mes të pubit, shikoni çfarë bën vajza!

Pra vajza, kjo imorale që bën veprime të turpshme, ndërkohë dy derrat e neveritshëm nuk përmenden askund!!

Lere me pastaj i treti, shoku qe ka bere videon me këtë qellim!!!

Uroj te dëgjoj se shpejti për arrestin tuaj!!!

Vajza te dashura, denonconi, denonconi, denonconi, e para, e dyta; kujdes me ke dilni, zgjidhni shoqet apo shoqërinë, kush te do nuk te le viktime e gallatës se dy shtazëve rastësore!!!!

Nqs do dilni vetëm, sigurohuni te pini aq sa të jeni të ndërgjegjshme dhe te keni nen kontroll situatën dhe gjithçka tjetër, sepse nuk i zihet besë askujt.

Ndjej keqardhje qe e them këtë por ja qe për fat te keq këtu ende fajësohet viktima dhe faji është i viktimës.

Ps: vajza është ne shok psikologjik dhe ka tentuar vetëvrasjen!

Uroj te ndihen me mire mediat dhe te gjithe ata qe vollën sa munden neper komente!”, shkruan Haxhialiu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME