Categories Bota, Lajme

VIDEO / Gratë në Iran sulmohen me kos, më pas arrestohen

Momenti kur dy gra futen një një dyqan në Iran dhe sulmohen me kos nga një tjetër klient ka bërë xhiron e botës.

Pamjet tregojnë gratë në dyqan, duke pritur për t’u shërbyer shitësi. Një burrë afrohet t’i flasë atyre që sipas kamerave të sigurisë duket se ai i kërkon pse nuk mbajnë hixhab menjëherë merr kosin nga frigoriferi dhe ia hedh atyre në kokë.

Autoritetet iraniane vunë në pranga menjëherë gratë të cilat nuk mbanin shami në kokë, një vendim që dënohet me burg në Iran. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe burri që sulmoi gratë për prishje të rendit publik.

Arrestimet pasojnë protesta prej muajsh në vend që kërkonin fundin e mbajtjes së detyrueshme të hixhabit. Mosmbajtja e shamisë në publik është e paligjshme për gratë në Iran, megjithatë në qytetet e mëdha, shumë ecin pa të, pavarësisht rregullave. Zemërimi dhe zhgënjimi me ligjin kanë nxitur mospajtimin në shoqërinë iraniane.

Protestat u përhapën në të gjithë Republikën Islamike në shtator pas vdekjes së Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e arrestuar nga policia e moralit në Teheran për dyshimin se mbante hixhabin e saj në mënyrë të pahijshme.

Protestat u zgjeruan, për muaj të tërë ku mbetën të vrarë mbi 600 persona. Me mijëra janë arrestuar dhe katër protestues janë ekzekutuar që nga dhjetori por autoritetet nuk tregojnë asnjë shenjë dorëzimi.

Një deputet i linjës së ashpër iranian, i ka bërë thirrje gjyqësorit që të marrë masa për të ndalur shkeljen e rregullave.

Presidenti iranian Ebrahim Raisi përsëriti se gratë iraniane duhet të mbajnë hixhabin si një domosdoshmëri fetare dhe sipas tij mbajtja e shamisë është një çështje ligjore dhe respektimi i saj është i detyrueshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME