Categories Lajme

(VIDEO) Historia prekëse/ Aureli gjen nënën pas 37 vitesh

Në moshën 32-vjeçare, Aureli mori vesh një të vërtetë tronditëse për rrënjët e tij. Në vitin 2017, pak para se të vdiste, babai e mori pranë për t’i rrëfyer se familja që e kishte rritur me aq dashuri, në të vërtetë e kishte birësuar. Nëna birësuese e Aurelit ka ndërruar jetë në vitin 2009, ndaj sot, Aureli është në kërkim të origjinës  së tij.

Në detajet që jep Aureli në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, nga ajo çfarë i ka thënë i ati, atë e kanë marrë në Vlorë, ndërsa për familjen biologjike të të birit dinte fare pak.

Aurel: “Historia jote është kjo”, më tha. “Di që babanë e ke me origjinë nga Skrapari. Se të jeton, se nuk të jeton nuk di gjë më shumë”.

Ardit Gjebrea: Po për nënën?

Aurel: Nënën hiç. Nuk di gjë fare. Prandaj un sot kam ardhur këtu, “nuk di më shumë” tha.

Ardit Gjebrea: Ti çfarë bëre në atë moment?

Aurel: Asgjë, thjesht u çova dhe e përqafova. I druajtur pak, por më dha edhe kurajë nusja, u preka, e pashë që u prek edhe ai shumë se shumë më i madh se unë. Kujtoi se do ikja, do merrja nusen, djalin dhe…e pashë që u merakos shumë, po dridhej. I thashë” rri i qetë se unë nuk iki, ke bërë një gjë shumë të arritshme për mua, unë nuk iki asgjëkundi, më ke rritur ti dhe i joti do mbetem”./tvklan.al

Ka një mesazh për ty – 12 fëmijët bëhen bashkë, historia e rrallë (22 Maj 2022)

Familja e Shotës është e pazakontë, e madhe, e mbrujtur me dashuri për njëri-tjetrin. 12 fëmijë të rritur bashkë, të cilët nuk janë të të njëjtëve prindër. Shota tregon në “Ka Një Mesazh Për Ty” se babai i  saj është më i vogli mes 7 fëmijëve, por në shtëpi ka jetuar së bashku me vëllanë  e  parafundit. Nëna e Shotës dhe kunata e saj kishin një marrëdhënie të shkëlqyer, rrëfen ajo për rubrikën e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan. Por një ngjarje fatkeqe do të sillte një humbje të madhe për familjen, edhe pse u bë një nga shkaqet e forcës dhe harmonisë mbizotëruese të saj.

Shota: Ajo kishte pesë fëmijë dhe në fëmijën e gjashtë kunata vdiq në lindje. Fëmija i madh ishte 8 vjeç dhe fëmija i vogël i sapolindur. Ajo ishte 29 vjeçe, mami im ishte 24 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Po mami sa fëmijë kishte?

Shota: 3 fëmijë. I madhi ishte 4 vjeç, i dyti 2 vjeç, e treta isha unë 4 muajshe.

Ardit Gjebrea: Pra, jemi në një familje, për të imagjinuar ku janë dy vëllezër, vëllai që është pak më i madh se sa babai yt, që kishte pesë fëmijë dhe në momentin që lindi i gjashti, humbet bashkëshorten. Ndërkohë vëllai tjetër që ishte më i vogël kishte 3 fëmijë. Pra dy familje tashmë me 9 fëmijë. Çfarë ndodhi? Në këtë moment ju thatë vetë që gjendja ekonomike nuk ishte shumë e mirë. Çfarë do ndodhte me këta 6 fëmijë që mbetën jetimë, pa nënë?

Shota: Në atë moment për mamin tim ka qenë një tragjedi. Edhe për babain e fëmijëve në radhë të parë dhe babain tim, që jetonin bashkë. Kur vdiq nusja e xhaxhait, mami im ishte 24 vjeçe dhe i binte të ishte mamaja e 9 fëmijëe. Pasi u bë ceremonia mortore, u diskutua nga disa njerëz të farefisit jo të largët, xhaxhallarët thanë “po sikur t’ia marrim një fëmijë, t’ia lehtësojmë këtë barrë, si do bëjmë?” Mami im, në ato momente siç ma ka thënë dikur, tani s’ia kam kërkuar, por e mbaj mend shumë mirë, mbylli sytë dhe vendosi duart te koka e vet, në atë moment, “po sikur të jenë fëmijët e mi dhe të rriten pa dashurinë e njëri tjetrit, larg njëri-tjetrit?” Dhe në atë moment, nuk ka pyetur askënd, ka thënë “këta fëmijë me bukë e pa bukë, do rriten me fëmijët e mi”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME