Categories Lajme

VIDEO\ IKMT u lë afat deri të hënën për t’i shembur bizneset në Zvërnec të Vlorës: Të punojmë deri në shtator

Përfaqësues të bizneseve janë ngritur ditën e sotme në protestë përpara bashkisë së Vlorës dhe kërkojnë që të mund të punojnë deri në shtator dhe më pas t’i shembin ndërtimet e tyre. Janë rreth 50 biznese në Zvërnec, kryesisht bare dhe restorante në plazhe që janë lajmëruar që deri të hënën kanë afat për të çmontuar godinat e tyre. Në rast të kundërt IKMT do të vij t’i shembë nëse nuk i heqin vetë, si dhe do të kenë edhe ndëshkime me gjoba. Këto objekte janë pa lejen e ndërtimit dhe punojnë në bazë të lejes të marrë në bashki për ushtrim aktiviteti. Përfaqësuesit e bizneseve shprehen se nëse nuk gjejnë zgjidhje ditën e hënë do të kundërshtojnë forcat e IKMT për shembjen e objekteve të tyre.

Ata theksojnë se shembjet në fillim sezoni janë tendencioze nga ana e shtetit për të dëmtuar biznesin.  “Ne jemi shumë ambiente që me punë kemi mbi 10 vite që punojmë. Nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga IKMT. Kanë ardhur në rrugë verbale duke thënë që këto objekte do të prishen. Kemi ardhur para bashkisë se ne te kryetari i Bashkisë Vlorë kemi gjetur mbështetje.”  “Ne mendojmë se jemi të rregullt, kemi kontrata nga bashkia. Paguajmë tatime në mënyrë të rregullt. Nuk kemi marrë asnjë njoftim. Lejen e shfrytëzimin e kemi marrë në vitin 2011. Ne para fillimit të sezonit kemi hedhur të gjitha lekët, kemi investuar.” Ata kërkojnë tashmë të kenë një takim me kryetarin e bashkisë së Vlorës teksa mbi 10 efektivë policie nuk po i lejojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME