Categories Lajme

VIDEO\ Kandidati për Bashkinë Himarë takim me banorët e fshatit Kallarat

Në Kallarat, aty ku pranvera ka ardhur plot ngjyra dhe shpresë, për ta parë të zhvilluar edhe këtë fshat, pjesë e Njësisë Administrative Horë-Vranisht, ashtu siç edhe e meriton.

Ka vetëm pak vite që Kallarati është pjesë administrative e Bashkia Himarë, ndaj është detyrimi ynë për t’i qëndruar pranë dhe zgjidhur problematikat e përditshme të këtij fshati.

Bashkë me Deputetin e Lumit të Vlorës dhe Bashkisë Himarë z. Vullnet Ruzhdi Sinaj si dhe strukturat e Partia Socialiste Himare, erdhëm sërish në Kallarat në një takim më të zgjeruar problemor, për të trajtuar tema të ndryshme për zhvillimin e Kallaratit, por edhe të gjithë Krahinës.

Pra jo një herë në 4 vjet, vetëm kur i ka ardhur OK për të kandiduar “opozitës” e dënuar përjetë “non grata” në Lumin e Vlorës, por tashmë edhe në Himarë e Lukovë. Pasi shkatërruan ekonominë e fshatit, duke motivuar braktisjen e tij për 8 vite që ishin në pushtet, bashkë me ata edhe forca politike që u ka huazuar siglën, sot sajojnë reportazhe nga Kallarati.

Duke patur përherë si argument punët tona, projektet e zhvilluara dhe të investuara në miliona euro në të gjithë Lumin e Vlorës dhe më gjerë. Sepse kur ke mbaruar punë me veten tënde, normalisht me punët e të tjerëve do merresh, duke gatuar në kuzhinën tënde politike vetëm gjellë pa shije.

Në funksion të projektit për t’u bërë i pabesueshëm nëpërmjet sportit të preferuar gënjeshtrën, sajesën e ndeshjeve të lëna në tavolinë. Kjo edhe pse Kallarati nuk do që t’u shohë bojën, sepse as që i ka pranuar ndonjëherë tek pragu i derës së shtëpisë. Pikërisht ata që shkatërruan jetën dhe shpresën duke i detyruar të lënë fshatin, braktisin shkollën dhe jetën në këto vende të mrekullueshme.

Ndaj edhe sot mbështetja për Partia Socialiste e Shqipërisë në Kallarat e kudo në Lumin e Vlorës, Lukovë e Himarë është një vlerë pa kushte. Është e ndjerë dhe e sinqertë pa kurthe dhe gënjeshtra pazaresh, pa premtime dokumentash greke apo para në dorë në emër të një organizate në kërkim, që sot nuk ka identitet dhe as në emër të përveçëm në fletën e votimit. TË MJERËT! #VetëmPërpara #KurrëMëMbrapa #KallaratiVoton

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME