
Himara do të vijojë të drejtohet nga partia socialiste dhe Jorgo Goro. Së bashku me drejtuesin politik të qarkut Vlorë Blendi Klosi,dhe deputetin Vullnet Sinaj,kryetari i bashkisë Himarë dhe kandidadti i PS Jorgo Goro,është ndalur në një takim me banorë të Lukovës,një tjetër zonë e tjetërsuar dhe investuar nga pushteti qëndror dhe ai vendor.
Ne vijmë në këto zgjedhje me një kandidat të sprovuar ,me një kandidat të jashtëzakonshëm,me njeë kandidat që njeh punën dhe interesin e banorëve të zonës,ndërsa përballë vjen një kandidat me probleme me ligjin, por problemin më të madh ka që përfaqëson Sali Berishen dhe Ilir Meten ka theksuar në fjalen e tij drejtuesi politik i qarkut Blendi Klosi
Cështja e pronës ishte një nga problemet kryesore në këtë zonë ka konfirmuar kandidati Jorgo Goro,një proces i gjatë,tashmë i nisur dhe do të përfundojë në rregjistrimin e pronave.
Një rregjistrim,që do të sjell të tjera investime,me qëllim zhvillimin e turizmit dhe agroturizimit
Një kandidat si Jorgo Goro e njeh mjaft mirë zonën dhe bashkinë e Himarës, ndaj kjo ishte një nga zgjedhjet më të mira të mundshme ka konfirmuar deputeti Vullnet Sinaj.
Lukova në mbështetje të Jorgo Goros dhe partisë socialiste,në vijim të te tjera investimeve të rëndësishme,për të gjithë Lukovën,por edhe bashkinë Himarë.