Categories Lajme

VIDEO\ Me armë e kokainë drejt Vlorës për të kryer një krim, pranga 27-vjeçarit

Vlorë/Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Alert”, si rezultat i inteligjencës informative të administruar nga Komisariati i Policisë Vlorë. Me pistoletë dhe sasi kokaine në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe sasia e lëndës narkotike kokainë. Shërbimet e Seksionit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i punës së pandërprerë në terren, për kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe për pasojë cenojnë rendin dhe sigurinë publike, kanë siguruar informacion se një shtetas i armatosur po vinte drejt Vlorës dhe se mund të kryente një krim të rëndë.

Në bazë të këtyre informacioneve shërbimet e Policisië kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Alert”. Në kuadër të këtij operacioni, në autostradën e Vlorës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Porsche”, me drejtues shtetasin A. Y.

Gjatë kontrollit në këtë automjet është gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas. Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A. Y. po udhëtonte i armatosur drejt Vlorës, për t’u konfliktuar me familjarët e bashkëshortes së tij, në banesën e të cilëve jetonte prej disa kohësh edhe bashkëshortja e këtij shtetasi.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Y, 27 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. #angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkrimit #nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve #denonconë112

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Lushnjë, 30-vjeçari përplaset nga një makinë! I riu në gjendje kritike për jetën

Një aksident i rëndë është regjistruar paraditen e sotme në unazën e qytetit të Lushnjës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME