Categories Lajme

Video/Momenti i shoqërimit të studentëve dhe personi që tentoi të përçante protestën

Studentët prej 17 ditësh kanë protestur duke kërkuar nga qeveria miratimin e 8 kërkesave, bazë përsa i përket arsimit të lartë.

Prej më shumë se një jave ata janë të vendosur në protestë 24 orëshe tek kryeministria.

Por, mbrëmja e djeshme nuk ka qenë e qetë si netët e tjera pasi policia ka përdorur dhunë ndaj protestuesve duke arrestuar edhe katër prej tyre.

Momenti i arrestimit të protestuesve.

 Duke mos u mjaftuar me kaq, policët i kanë marrë me dhunë gazetarit të SYRI.net celularin dhe i kanë fshirë videot që ka bërë nga momenti i ndalimit të protestuesve si dhe i kanë kontrolluar edhe fotot të tjera private që kishte.

Ai është kërcënuar se do të arrestohej nëse do të bënte më shumë rezistencë dhe nëse do të vazhdonte të filmonte.

Momenti kur gazetari pyet për arsyen e arrestimit të protestuesve.

 Ndalimi i protestuesve erdhi pa asnjë shkak, ata vetëm po merrnin disa batanije dhe po i çonin tek protesta pasi nuk kishin me çfarë të mbuloheshin natën, duke qenë se ishte edhe shumë ftohtë.

Dje nëpërmjet disa të infiltruarve u tentua që të përçahej edhe protesta, ku dikush i quajtu Jon Grabocka foli në emër të studentëve duke thënë që unë e drejtoj këtë protestë dhe e shpall protestën të mbyllur dhe se të gjithë duhej që të largoheshin.

Ai kishte 5 ditë që rrinte gjithë natën aty duke u hequr si njëri prej tyre.

Fillimisht ai kishte hequr batanijet që ishin aty duke u thënë që do shkonin për tu larë dhe do i sillnin prap, ishin pikërisht këta batanije që po merreshin nga protestuesit, ku për shkak të tyre u dhunuan dhe u arrestuan, shkruan Syri.net.

Disa nga momentet e këtij konflikti i keni edhe në video.

Personi që tentoi të përçante protestën

 Personat e infiltruar në mesin e studentëve kanë dhunuar edhe një maturant duke i nxirë syrin./syri.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME