Categories Lajme

Video që po bën bujë në Serbi/ Spiuni rus duke i dhënë para zyrtarit të lartë serb

Në rrjetin social YouTube, më 17 nëntor, është postuar një video në të cilën shihet një anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU) i jep ryshfet një agjenti serb – një zyrtari të rangut të lartë”. Në video shihet takimi i dy burrave në një parking, prej ku ata shkojnë drejt makinës së njërit prej tyre. I dyshuari , si oficer rus i zbulimit ia jep një qese plastike agjentit serb, i cili e lë atë qese në makinën e parkuar.  Siç shkruan Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, të dy burrat pastaj shkojnë në një kafene aty pranë, dhe më pastaj ndahen.

Kur burri, i identifikuar në përshkrimin e videos si  agjent serb, pas takimit shkon në makinën e tij dhe hap qesen plastike që e mori, aty gjen një zarf me para në të. Autenticitetin e i videos, si kohën kur ajo është realizuar, nuk është  vërtetuar nga REL.

“Bellingcat”: Burri në video është një diplomat rus në Serbi. Videoja, sipas një analize të siguruar nga Christo Grozev, gazetar në Platformën e Hapur të Hulumtimit “Bellingcat”, tregon zëvendësin e të dërguarit rus të Mbrojtjes në Serbi, përndryshe anëtar i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Ruse (GRU), përcjell Telegrafi. Grozev deklaron se bëhet fjalë për Georgy Viktorovich Kleban, dhe se identitetin e tij e ka vërtetuar përmes opsionit të krahasimit të fytyrave “Microsoft Azure”.

Sipas asaj që shkruan Grozev, adresa në të cilën është regjistruar Kleban është ajo në të cilën ndodhet Akademia e Përgjithshme Ushtarake, që në asnjë mënyrë nuk tregon se Kleban është anëtar i GRU. Mirëpo, gruaja e Kleban, siç raporton Grozev, është regjistruar në adresën e Njësisë speciale ushtarake ruse “Specnaz” (shkurtesë nga “Spetsialnoye nazhacheniye”, në përkthim “Qëllime speciale”), e cila ka të bëjë pikërisht me Shërbimin e Inteligjencës Ushtarake GRU.

Çfarë dihet?

Në nëntor, një person me emrin “kdjuey” hapi një llogari në Twitter. Pa asnjë ndjekës ose një person që ndiqte “kdjuey” postoi një video nga llogaria e tij You Tube, e krijuar më 17.11.2019 në orën 16:30. Videoja tregon dy persona që takohen në një parking gjatë një mbrëmje vjeshte me shi.

Pas tweet-it të parë me videon “kdjuey” etiketoi shumë media në Tëitter, duke filluar me mediat lokale të Beogradit, përmes mediave rajonale nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Republika Çeke, Hungaria, si dhe CNN amerikan dhe mediat të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME