Categories Lajme

VIDEO/ Qytetari lëshon alarmin ‘SOS’ nga qafa e Murrizit, bllokohen 12 persona në mes të borës

Të paktën 12 persona kanë mbetur të bllokuar në Qafën e Murrizës, për shkak të reshjeve të dendura të borës, dhe mungesës së borëpastrueseve në Rrugën e Arbrit.

Në një lidhje për Fax News, një prej banorëve të bllokuar tha se në mesin e tyre kishte gra të moshuara dhe fëmijë. Sipas tij një fadromë që ka kaluar në zonë, nuk ka përmirësuar aspak situatën, ndërkohë që policia e ka të pamundur që të ndërhyjë.

Furgoni ishte plot me pasagjerë që lidhin fshatrat e Klosës dhe Bulqizës me Tiranën. Ndërkohë që pak më herët ARRSH njoftoi mbylljen e Rrugës së Arbërit për qarkullimin e mjeteve.

Banorët që kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se një ore, janë ndarë në dy grupe, një pjesë janë nisur me këmbë drejt banesave të tyre, dhe pjesa tjetër ndodhet ende në furgon. Ata kërkojnë ndihmën e autoriteteve për të bërë të mundur transportin e tyre, pasi temperaturat në zonë janë tejet të ulëta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME