Categories Lajme

Video\ Rrezikuan jetën e plazhistëve, gjobiten drejtuesit e tre mjeteve lundruese në Potam dhe në Borsh

Policia Kufitare e Vlorës ka ndëshkuar me masën administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesit e tre mjeteve lundruese.

Dyshohet se ata rrezikuar jetën e plazhistëve duke futur mjetet lundruese brenda perimetrit të sigurisë, në Potam dhe në Borsh.

Si pasojë, tre mjetet lundruese, një anije turistike dhe dy skafe, u janë bllokuar.

Njoftimi i Policisë:

Rrezikuan jetën e plazhistëve duke futur mjetet lundruese brenda perimetrit të sigurisë, në Potam dhe në Borsh, ndëshkohen me masën administrative 100 000 lekë të rinj, secili nga drejtuesit e 3 mjeteve lundruese.

Bllokohen 3 mjetet lundruese (1 anije turistike dhe 2 skafe).

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, gjatë monitorimit të hapësirës ujore të qarkut Vlorë, me qëllim garantimin e sigurisë së plazhistëve, kanë konstatuar 3 mjete lundruese që kishin shkelur perimetrin e sigurisë dhe rrezikonin jetën e plazhistëve.

-Në Potam, Himarë, është konstatuar një mjet lundrues skaf që po lundronte jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese. Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar mjetin lundrues skaf dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, me masën administrative 100 000 lekë të rinj.

-Në Borsh, është konstatuar një anije turistike që ishte bregëzuar në vendin e quajtur “Krorëz”, jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese.

– Po në Borsh, është konstatuar një mjet lundrues skaf që po lundronte jashtë zonës së përcaktuar për mjetet lundruese.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Borsh kanë bllokuar 2 mjetet lundruese dhe kanë ndëshkuar secilin nga drejtuesit, me masën administrative 100 000 lekë të rinj.

2 mjetet lundruese që kanë shkelur perimetrin e sigurisë në Borsh, janë shfaqur edhe në disa video të postuara në rrjetet sociale.

Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete.

Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME