Një urë e lëvzishme në La Spezia është shembur këtë të mërkure. Deri më tani, nuk raportohet për njerëz të lënduar. Ura, e cila u përurua në vitin 2010, menaxhohet nga Autoriteti Portual dhe përfaqësoi një hap të rëndësishëm në rizhvillimin e zonës.
Shembja e urës nuk shkaktoi probleme në trafikun e qytetit, pasi makinat kalonin në një rrugë ngjitur. Ndërsa po punohet për shkaqet e kësaj ngjarjeje, raportohet se pjesa që u shemb ishte vetëm pjesa e urës që hapej dhe mbyllej për kalimin e anijeve, jo struktura.