Categories Lajme

VIDEO/ Shkatërrohet banda me 5 shqiptarë në Itali

Të armatosur dhe të organizuar me tehe e gurë fleksibël për të prerë muret dhe për të hapur kasafortat, me radio për të komunikuar gjatë aksioneve, me telefona të fikur për të mos u përgjuar, të kompletuar me armë dhe shkopinj bejsbolli që nuk ngurrojnë t’i përdornin, brutalisht.

Kështu e përshkruajnë mediat italiane një bandë shqiptarësh që merreshin me grabitje.

Karabinierët në Padua kanë arritur ta shkatërrojnë grupin e shqiptarëve që merreshin me vjedhje të rënda në këtë zonë. Të pestë të arrestuarit janë të gjithë shqiptarë nga mosha 30 deri 40 vjeç, disa me precedentë penalë, të akuzuar për vepra të rënda të tilla si bashkëpunim kriminal, grabitje, armëmbajtje pa leje, marrje të mallrave të vjedhura dhe plagosja të rënda.

Së paku 40 grabitje mendohet se ka kryer kjo bandë në të gjithë Paduan, por edhe në zona të tilla si Toskana dhe Friuli. Edhe pse grabitësit tentonin që të mos linin gjurmë, sërish ata arritën që të kapeshin nga karabinierët. Baza e tyre logjistike, ku u arrestuan pjesërisht,  ishte një apartament në Favaro Veneto, në rajonin e Venedikut, ku u gjetën armë, para dhe sende të vjedhura.

Gjithashtu, u gjet një makinë e përdorur për bastisjet e fundit brenda së cilës ishte çanta me pajisjet e krimit, me të cilën hapnin xhamat e shtëpive të prekura pa i zgjuar pronarët që flinin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME