Categories Lajme

(VIDEO) Shumakeri me ‘Mercedes G – Class’ thyen radarët e Rrugores në autostradën Fier – Vlorë dhe as që i ndalon policit

Policia Rrugore, në zbatim të detyrave të caktuara në Planin Operacional “Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë”, vijon kontrollet parandaluese në zonat me risk të lartë për ngjarjet rrugore me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, me fokus shkeljet dhe mjetet që janë rrezik potencial për t’u përfshirë në këto ngjarje rrugore.

Nga kontrollet e dedikuara në rrugët urbane dhe interurbane në të gjithë vendin, duke përdorur mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, përgjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 8 për drejtim mjeti në gjendje të d ehur.

Janë pezulluar 53 leje drejtimi, nga të cilat 32 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 166 km/h në aksin Fier-Vlorë) dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 0.70 m/l).

Janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 1824 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, konkretisht:

351 për parakalime të gabuara, 344 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 290 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit, 287 për shpejtësi tej normave të lejuara e sjellje agresive në rrugë etj.

Në të gjithë vendin, si rezultat i kontrolleve intensive, nisur edhe nga fakti se në shumë raste aksidentesh janë përfshirë edhe drejtues të motoçikletave, janë evidentuar dhe ndëshkuar 245 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

Janë ndëshkuar me masë administrative nga Policia Rrugore e Tiranës, falë edhe denoncimeve të drejtuesve të automjeteve që qëndrojnë në radhë, 307 drejtues mjetesh, për qarkullim në korsi të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe ato të emergjencës.

Nisur nga ngarkesa e shtuar e trafikut gjatë sezonit, kryesisht në akset rrugore interurbane dhe urbane, me destinacion zonat bregdetare të vendit, Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME