Categories Bota, Lajme

VIDEO\ Ukrainasit zënë rob 14 ushtarë rusë në Luhansk, publikohen pamjet

Ky është momenti kur shfaqen pjesëtarë të një njësie të ushtrisë ruse, të zënë rob nga forcat ukrainase në fushëbetejë në Luhansk.

Videoja është postuar në Telegram dhe është filmuar gjatë luftimeve të ashpra që po zhvillohen në lindje të Ukrainës – përkatësisht në Severodonetsk që është shënjestër e vazhdueshme e sulmeve ruse.

Në video shihen 14 ushtarë të zënë rob që qëndrojnë të ulur dhe të lidhur. Daily Express raporton se Rusia po vazhdon të rekrutojë ushtarë tjerë për të luftuar në lindje të Ukrainës.

Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, ka thënë në fillim të kësaj jave se Vladimir Putin ka rekrutuar ushtarë shtesë – me shpresën se do të arrijnë të marrin nën kontroll Severodonetskun.

Në anën tjetër, forcat e armatosura të Ukrainës, kanë pranuar sot se janë tërhequr paksa në Severodonetsk si pasojë e luftimeve të ashpra – duke bërë thirrje për më shumë armë t’iu dërgohen nga perëndimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME