Categories Lajme

VIDEO\ Vlorë, 8 punonjës së impianit të përpunimit të bitumit, Prej 4 vitesh kanë pa marr pagat

8 punonjës së impianit të përpunimit të bitumit të lëngshëm në Plazhin e Vjetër në Vlorë janë ngritur këtë të premte në protestë. Prej më shumë se 4 vitesh, që prej 2016 të gjithë këta punonjës kanë pa marr pagat, më konkretisht kanë 58 paga pa marr të cilat sipas tyre i takojnë me vendim gjyqësor të formës së prerë por përmbaruesi i tyre aktual i cili ka privatizuar tashmë ish rafierinë e Armos në qytetin e Vlorës nuk pranon ti paguaj. Të 8 punonjësit kanë qënë në punë deri ditën e djeshme, teksa janë rikthyer edhe sot në impianin e përpunimit të bitumit të lëngshëm për të punuar por e kanë gjetur derën mbyllur, cka i ka bërë ata të ngrihen në protestë duke kërkuar pagat e tyre të prapambetura. Pjesa më e madhe e punonjësve tashmë janë në moshë pensioni, teksa disa prej tyre të cilët ende nuk kanë mbushur moshën kërkojnë të përfitojnë pagën e luftës.Kanë bërë aplikimet e tyre për të marr pagën e luftës por deri më tani nuk kanë marr asnjë përgjigje. Sipas tyre kjo situatë po e vështirëson më tej gjendjen e tyre ekonomike.  impianti i përpunimit të bitumit të lëngshëm në qytetin e Vlorës ka qënë fillimisht në pronësin e Armos, teksa më pas është privatizuar nga disa kompani të tjera që prej 2016, por megjithëse ka ndryshuar disa herë pronësi ende punonjësit nuk kanë marr asnjë pagë që prej atij viti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME