Categories Lajme

VIDEO\ Vlorë: Vijon zbatimi i planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”

Qarku Vlorë/Vijon zbatimi i planit operacional policor, mbarëkombëtar, të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Shkon në 26 numri i kamerave të çmontuara. Në vijim të fazës së tretë të këtij plani operacional të zhvilluar në qarkun Vlorë, Policia çmontoi në Vlorë dhe në Delvinë, 10 kamera të tjera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Deri tani, janë iniciuar hetime të thelluara për 4 shtetas, pasi kishin montuar kamera, në mënyrë të kundërligjshme. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Delvinë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të qyteteve të Vlorës dhe të Delvinës, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë vijuar me punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Në vijim të fazës së tretë të këtij plani operacional, në Vlorë, në lagjet “Pavarësia”, “29 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, janë çmontuar 8 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit E. A., N. Zh. dhe V. P. -Plani operacional ka vijuar dhe në qytetin e Delvinës, ku u çmontuan dhe u sekuestruan 2 kamera dhe nisën hetimet për shtetasin E. S. Materialet i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, policia zbardh ngjarjen pas 10 muajsh dhe arreston dy autorët

Dhjetë muaj pas vrasjes së 20-vjeçarit Pavlin Preka në Shkodër, policia ka zbardhur krimin dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Komentatori i famshëm i ndeshjeve të futbollit, Ismet Bellova, ndahet nga jeta

Gazetaria sportive shqiptare humbi një nga figurat e saj më madhore. Mbrëmjen e djeshme (20…

LEXO ME SHUME