Categories Lajme

VIDEO/ Zjarri në banesë i mori jetën, flet me lotësh vajza e të moshuarës: E kërkova jashtë se mendova se kishte dalë, dyshojmë se…

Një e moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, pas zjarrit që ka përfshirë banesën e saj.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Celo Sinani” në Tiranë, ndërsa siç raportoi për “BË” gazetari Igli Çelmeta, viktima është identifikuar si shtetasja Violeta Muçi.

Shkak për zjarrin në banesë dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa familjarët besojnë se e moshuara mund të ketë harruar sobën ndezur.

Në një intervistë për News24, vajza e viktimës, ka treguar se 80-vjeçarja ndodhej vetëm në banesë, ndërsa janë lajmëruar nga fqinjët për ngjarjen.

“Kur erdha, po e kërkoja se mos kishte dalë jashtë, por më thanë se ndodhet brenda dhe ka ndërruar jetë”, tha ajo mes lotësh.

Ndërkohë tashmë familja me katër anëtarë bën apel për ndihmë, pasi përpos humbjes së njeriut të tyre të dashur, ata kanë mbetur në qiell të hapur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME