Categories Lajme

VIDEO\Nje dite me pare iu dogj shtepia, kompleksi luksoz ne Fier i ofron vend pune kryefamiljarit Astrit Metua

Nje dite me pare, ne fshatin “Mbrostar Ura” te Fierit, per pak sa nuk u kthye ne tragjedi zjarri qe pushtoi shtepine e Astrit Metuas i cili fatmiresisht nuk ndodhej ne shtepi. Menjehere pasi u vu re nga komshinjte, te cilet ishen te paret qe e lajmeruan dhe i erdhen ne ndihme Astritit, Zjarrfikesja erdhi ne vendngjarje dhe arriti te fikte zjarrin por fatkeqsisht nje pjese e shtepise ishte shkrumbuar duke e bere kete banese te pabanueshme.

Bashkia e Fierit ishte e para e cila mori persiper te strehonte familjen prej 4 anetaresh ne konviktet e shkolles Bujqesore te Fermes, dhe gjithashtu nisi menjehere punen per rindertimin e shtepise.

 

Gjithashtu shume shoqata dhe individe u solidarizuan me familjen Metua duke i derguar te holla dhe ushqime.

Sic u be e ditur, Astriti ishte i papune, dhe punonte me c’ti dilte dhe gjithashtu mblidhte kanace me te cilat siguronte mbijetesen e familjes.

Diten e sotme, kompleksi Albes, me drejtues Bashkim Ramaj, kerkoi te takohej me Astritin, duke i ofruar atij pune ne nje nga sipermarrjet me te medha dhe te suksesshme te qytetit te Fierit.

Te dyja palet rane dakord dhe Astriti do te filloje pune ne kete kompleks, me nje page teper te kenaqshme dhe sigurime te paguara, dhe gjithashtu shume prane shtepise se tij ne distance.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME