Një tjetër mjek nga Kosova ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit. Bëhet fjalë për doktor Mynafir Beshirin.Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga Dhoma e Mjekëve të Kosovës.
Njoftimi i Odës: Humb betejën me koronavirusin mjeku nga Dragashi.Ndahet nga jeta Dr. Mynafir Beshiri. Dr. Beshiri i ka shërbyer shëndetësisë primare në QKMF Dragash. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.